Bota

Zjarret në Rodos/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Evakuohen 30 mijë persona

23 Korrik 2023, 17:18 Nga f.i
Zjarret në Rodos/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Evakuohen 30
foto ilustruese

GREQI- Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile Greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Rodosit të Jugut për shkak të zjarreve që kanë djegur ishullin prej gjashtë ditësh.

Autoritetet evakuuan 30 mijë persona, dy mijë prej të cilëve duhej të transportoheshin nga plazhet me anije, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë, zjarrfikësit po gërmojnë kanale në zonën juglindore drejt zonave turistike të Kiotari dhe në jug-perëndim drejt Gennadit për të parandaluar përhapjen e flakëve në pyll.

 

zjarret ne greqi

Sondazh

Poll