Bota

Kundërofensiva/ Blinken: Ukraina ka çliruar 50 për qind të territorit të pushtuar nga Rusia

Blinken u shpreh se ndryshe nga rusët, ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e tyre, për vendin e tyre, për lirinë e tyre.

23 Korrik 2023, 16:36 Nga f.i
Kundërofensiva/ Blinken: Ukraina ka çliruar 50 për qind të
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur se Ukraina ka çliruar rreth 50% të territorit që Rusia ka pushtuar, megjithëse kundërofensiva e Kievit do të vazhdojë për disa muaj”.

"Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës. Është e vështirë, nuk do të jetë efektive gjatë javës ose dy javëve të ardhshme. Mund të zgjasë me muaj të tërë", tha Blinken për CNN.

Blinken pranoi se misioni i Ukrainës për të rifituar territorin e pushtuar nga Moska do të ishte "një luftë shumë e vështirë". Ai u shpreh se ndryshe nga rusët, ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e tyre, për vendin e tyre, për lirinë e tyre.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2023, 14:50 k.m.

Mania e Nigerisë me rekordet Guinness

Foto ilustruese Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij teksti, ka shumë mundësi që ndonjë nigeri...