Bota

"Federalistët po përpiqen të na nxjerrin jashtë"/ Orbán sulmon sërish ashpër Bashkimi Europian

Orban, një kritik i Brukselit, tha gjithashtu gjatë një fjalimi në Rumani se ai shpresonte se zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm do të forconin qeveritë kundër "federalizmit" të krijuar nga Gjermania dhe Franca.

23 Korrik 2023, 16:39 Nga k.m.

"Federalistët po përpiqen të na nxjerrin jashtë"/

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orbán sulmoi sot Bashkimin Europian për "udhëheqjen e një ofensive LGBTQ" dhe theksoi se Budapesti do të ruajë rrënjët e krishtera të vendit. Orban, një kritik i Brukselit, tha gjithashtu gjatë një fjalimi në Rumani se ai shpresonte se zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm do të forconin qeveritë kundër "federalizmit" të krijuar nga Gjermania dhe Franca.

"BE-ja është ose një perandori ose ndahet në kombe. Nuk duhet të kemi iluzione. Federalistët po përpiqen të na nxjerrin jashtë. Ata haptazi donin të ndryshonin qeverinë në Hungari në 2022,"-tha Orban, ndërsa shtoi se e njëjta gjë po përpiqet të ndodhë edhe në Poloni. 

Polakët do të shkojnë në votime në vjeshtë, ku partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) do të përpiqet të fitojë një mandat të tretë. PiS miratoi masa të ngjashme me ato të Orbanit dhe tani të dy vendet përplasen për sundimin e ligjit me Brukselin, gjë që çoi në pezullimin e një pjese të fondeve evropiane.

Kryeministri hungarez ka rritur retorikën anti-LGBT në një kohë kur Hungaria po përballet me një krizë ekonomike dhe inflacion të lartë, i cili ishte 25 për qind në tremujorin e parë të vitit. Dy vjet më parë, kryeministri hungarez Viktor Orbán ndaloi përmbajtjen që ai beson se promovon homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë në shkolla, duke argumentuar se fëmijët duhet të mbrohen nga "propaganda LGBTQ".

Orbán ka qenë në pushtet që nga viti 2010.

viktor orban

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2023, 14:50 k.m.

Mania e Nigerisë me rekordet Guinness

Foto ilustruese Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij teksti, ka shumë mundësi që ndonjë nigeri...