Sport

Reagimi i parë i kapitenit Marquinhos, pasi Kylian Mbappe u la jashtë PSG-së...

Kylian Mbappe ka mbetur jashtë skuadrës së Paris Saint-Germain në prag të kampit stërvitor në Japoni dhe tashmë shfaqen reagimet e para nga kampi i kampionëve francezë.

23 Korrik 2023, 15:43 Nga DOSJA
Reagimi i parë i kapitenit Marquinhos, pasi Kylian Mbappe u la jashtë

JAPONI - Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, tha të dielën, në qytetin japonez Osaka, se "shpreson që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme" në mënyrë që futbollisti Kylian Mbappe, i cili nuk është në skuadrën për turneun aziatik, "të mund të jetë pjesë e grupit", njofton AFP.

Në konferencën për shtyp në hotel “Nikko” mori pjesë edhe Luis Enrique, por gazetarët francezë të pranishëm nuk mundën t'i bënin pyetje teknikut spanjol të PSG-së për këtë stërvitje pa yllin e tij, i cili nuk u përfshi në skuadër, pasi është në konflikt me klubin për situatën e kontratës së tij.

Tema është “delikate”,- tha mbrojtësi brazilian. "Dhe në Japoni ju jeni këtu me pyetjet tuaja",- komentoi ai para se të përgjigjej.

“Mbappe është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë i mirë, por është një vendim që nuk na takon neve, lojtarëve, por drejtuesve,”- tha Marquinhos.

“Ne duam të kemi gjithmonë lojtarët e mëdhenj me vete, shpresoj që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme që ai të jetë pjesë e grupit dhe të na ndihmojë këtë sezon”,- përfundoi Marquinhos.

PSG dëshiron që ylli i saj të zgjasë marrëveshjen e tij, e cila skadon brenda një viti, ose të shitet këtë verë. Klubi nuk pranon që Mbappe të largohet falas brenda një viti, gjë që do të bënte që grupi i Ligue 1 të humbiste shumë para.

PSG do të takohet me skuadrën saudite Al-Nassr, për të cilën luan Cristiano Ronaldo, në Osaka të martën, si pjesë e turneut të tyre veror në Japoni dhe Korenë e Jugut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll