Sport

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo tashmë janë në Japoni…

Pas përgatitjeve në Algarve, sauditët zbarkuan dje në Japoni për të përfunduar pjesën tjetër të programit parasezonal.

23 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA
Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo tashmë janë në Japoni…

JAPONI - Pas stërvitjeve në Algarve, në të cilën luajtën edhe 4 miqësore (dy fitore dhe dy humbje), Al Nassr, që drejtohet nga trajneri Luís Castro zbarkuan dje në Japoni për të përfunduar pjesën tjetër të programit parasezonal. 

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo përqendroi vëmendjen më të madhe, por nuk ishte i vetmi. Me grupin ka udhëtuar edhe Alex Telles (ish-lojtar FC Porto), pavarësisht se ende nuk është zyrtarizuar si përforcim. 

Të martën, Al Nassr përballet me PSG-në dhe dy ditë më vonë do të luajë me Interin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll