Sport

ZYRTARE/ Samuel Umtiti gjen ‘strehëz’ në vendlindje, nënshkruan me francezët e Lille

Lille ka njoftuar nënshkrimin e Samuel Umtiti, me kampionin francez të botës me një kontratë deri në verën e vitit 2025.

23 Korrik 2023, 13:38 Nga DOSJA

FRANCE - Samuel Umtiti është zyrtarisht lojtar i Lille. Klubi francez njoftoi nënshkrimin me mbrojtësin 29-vjeçar, i cili nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2025.

Umtiti u lirua nga Barcelona, pas një sezoni të suksesshëm i huazuar te Lecce, ku bëri 25 paraqitje në Serie A.

Në fillim të verës emri i tij u lidh edhe me Olimpiakosin, por në fund mbrojtësi, ish-pjesë e ‘bluve’ të kombëtares francize, firmosi për të luajtur me skuadrën e Lille.

ZYRTARE/ Samuel Umtiti gjen ‘strehëz’ në vendlindje,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll