Sport

Fanela e Bayernit me emrin e Harry Kane, për të “provokuar” trajnerin e Tottenham-it

Ange Postecoglou nuk i pëlqeu dhe tregoi tërbimin e tij

23 Korrik 2023, 12:20 Nga DOSJA

Fanela e Bayernit me emrin e Harry Kane, për të

ANGLI - E ardhmja e Harry Kane ka qenë një temë e përsëritur në verërat e fundit të Tottenhamit, por kurrë më pare, mundësia e largimit të sulmuesit nuk ka qenë kaq e lartë. 

Bayern Munich është i interesuari dhe kandidati kryesor për të dhe, për rrjedhojë, çdo gjë që ndodh rreth Spërs, i intereson shtypit gjerman. Por ka nga ata që vendosin të shkojnë pak më larg se zakonisht, si një gazetar i ‘Bild’, i cili vendosi të luajë në një moment të papritur dhe të guximshëm. Këtë nuk e priti mirë trajneri Ange Postecoglou...

"Dje thatë se nuk ishe shumë i qetë për situatën e Harrit. Si je tani?",- e pyeti gazetari. Postecoglou u përgjigj me një "që ishte dy ditë më parë dhe asgjë nuk ka ndryshuar". Gjithçka dukej se po shkonte paqësisht, derisa gazetari në fjalë vendosi të tregojë një fanelë të Bayern Munichut, me emrin Kane dhe numrin 9 në shpinë. Ai shikoi teknikun dhe hodhi pyetjen: "Çfarë mendoni? Duket shumë mirë, apo jo?".

Fanela e Bayernit me emrin e Harry Kane, për të

Trajneri i Tottenham-it e shikoi dhe nuk mund ta fshihte acarimin e tij. "Nuk e di se për çfarë po flisni. A keni qeshur pak? A e morët atë që doje? Ndoshta? Ju lumtë, keni bërë një rrugë të gjatë për këtë. Faleminderit!" Dhe tema përfundoi aty, me trajnerin e Spurs-it dukshëm të mërzitur...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll