Aktualitet

U vendosi flakën shkurreve pasi po pastronte pranë një banese, lëndohet 67-vjeçari në Durrës

Aktualisht 67-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

23 Korrik 2023, 13:14 Nga A.B

 

U vendosi flakën shkurreve pasi po pastronte pranë një banese,
Ambulance

 

DURRËS- Një 67-vjeçar është lënduar në duar dhe në kraharor pasi kraharor pasi i ka vënë zjarrin disa shkurreve. Zjarri ka rezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor. Aktualisht 67-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

durres

Sondazh

Poll