Aktualitet

“Krahët e krimit”/ Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari në Shijak

43-vjeçari, sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm penal kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

23 Korrik 2023, 12:48 Nga A.B
“Krahët e krimit”/ Zbulohen 2 ambiente të përshtatura
Shtepi bari

SHIJAK- Arrestohet Selman Krasniqi. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi bashkë me vëllain e tij kishte përshtatur vilën në Shijak të Durrësit për kultivim kanabisi, është arrestuar nga policia. 43-vjeçari, sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm penal kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

Selman Krasniqi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijakut dhe policia e Durrësit, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, Fredi Krasniqi, i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shijak/Vijon operacioni policor i koduar “Krahët e krimit”, i zhvilluar më 24.01.2023.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

I ndaluari, vëllai i 46-vjeçarit të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit.

-Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar “Krahët e krimit ”, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

-Gjithashtu, gjatë operacionit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-S. K., 43 vjeç, banues në Shijak, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijak dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. K., i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

selman krasniqi

Sondazh

Poll