Politike

Rama nxjerr foto të lulëkuqeve nga Plazhi i Darëzezës në Fier, shenjë për kultivimin e opiumit?

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë disa foto nga Plazhi i Darëzezës në Fier, por ajo çfarë të tërheq vemendjen në këtë natyrë të bukur, janë edhe fushat me lulëkuqe.

22 Korrik 2023, 17:28 Nga m.s
Rama nxjerr foto të lulëkuqeve nga Plazhi i Darëzezës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë disa foto nga Plazhi i Darëzezës në Fier, por ajo çfarë të tërheq vemendjen në këtë natyrë të bukur, janë edhe fushat me lulëkuqe. Pyetja që mund të aludojmë, lidhet me ndonjë simbolikë të veçantë nga ana e Ramës, pasi kreu i qeverisë me stafin e tij janë të kujdesshëm, dhe nuk postojnë foto aspak domethënëse. 

Në një foto të veçantë shihet lulëkuqja. Njëra prej specieve, Papaver somniferum, prodhon fara të ngrënshme dhe është gjithashtu burimi i drogës së papërpunuar, opiumit. Kjo është një përmbajtje që zotëron lëndë të fuqishme alkaloide farmaceutike si psh. morphina dhe është përdorur që në kohërat e lashta si një ilaç anagesic (kundra-dhimbjes), narkotik (qetësues) dhe si një drogë. 

Kjo foto e shpërndarë nga Rama në Facebook, përkon edhe me një vendim që u konkretizua një ditë më parë, ku Kuvendi miratoi ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industriale. 

Ky projektligj u miratua në seancë plenare me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime. Kjo nismë e qeverisë pati sërish përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ku kjo e fundit akuzohej se po i jepte një mundësi të artë krimit. Qeveria deklaroi se me këtë projektligj synon rregullimin dhe mbikëqyrjen e kultivimit, përpunimit, qarkullimit, si dhe eksportimin e bimës së kanabisit të nënprodukteve të tij dhe produkteve përfundimtare për qëllime mjekësore dhe industriale.

 

edi rama lulekuqe

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2023, 14:04 Blerina Gjoka

Qoka e mëngjesit për Skënder Gjinushin

Skender Gjinushi dhe Edi Rama Ora shënonte 5 e mëngjesit të së premtes, kur Kuvendi votoi një ligj të kontestuar që i je...