Sport

"Suarez tani është problem te Gremio, ai dëshiron të luajë me Messin në Miami"...

Trajneri i Gremios pranon se dëshira e Suarez për t'u transferuar në Miami për të luajtur sërish përkrah Messit tani është një problem për klubin.

22 Korrik 2023, 17:04 Nga DOSJA
"Suarez tani është problem te Gremio, ai dëshiron të

BRAZIL - David Beckham, pas Messit dhe Busquets, ëndërron të veshë rozë dhe Luis Suarez. Uruguajani është i afërt me superyllin argjentinas dhe ribashkimi i tyre është diçka që të dy e dëshirojnë shumë.

Megjithatë, problemi është që Gremio nuk e lë të lirë Suarezin të largohet. Trajneri i Gremios, Renato Gaucho, tha në mënyrë karakteristike në konferencën për shtyp:

“Suarez tani është një problem në duart e presidentit. Ata shkëmbejnë ide. Si trajner duhet të fokusohem në drejtimin e ekipit. Duket si një ‘telenovelë’ meksikane që duhet të përfundojë tani. Deri në 2 gusht jam i qetë, pastaj do të shohim si do të shkojmë. 

Sigurisht që ne duam që Suarez të qëndrojë, por nuk mund ta garantoj këtë. Unë e di se çfarë mendon ai dhe çfarë beson klubi. Tani për tani, ai ka folur me bordin dhe presidentin”.

Suarez, 36 vjeç, kaloi gjashtë vjet duke luajtur së bashku me Messin te Barcelona, ​​ku ata fituan Champions League dhe katër tituj të La Ligës së bashku.

B.T (Dpsja.al)

Sondazh

Poll