Bota

MISTER në brigjet lindore të Uruguait, brenda 10 ditëve ngordhin mbi 2000 pinguina

Sipas Carmen Leizagoyen, kreu i departamentit të faunës në Ministrinë e Mjedisit pinguinët Magelanik, kryesisht të mitur, ngordhën në Oqeanin Atlantik dhe u bartën nga rrymat në brigjet e Uruguait.

22 Korrik 2023, 15:07 Nga a.l
MISTER në brigjet lindore të Uruguait, brenda 10 ditëve ngordhin
Uruguai

URUGUAI- Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe e mistershme është raportuar në Uruguai, ku rreth 2000 pinguinë janë gjetur të ngordhur në brigjet lindore të vendit në 10 ditët e fundit për shkaqe të cilat nuk dihen ende. Sipas Carmen Leizagoyen, kreu i departamentit të faunës në Ministrinë e Mjedisit pinguinët Magelanik, kryesisht të mitur, ngordhën në Oqeanin Atlantik dhe u bartën nga rrymat në brigjet e Uruguait.

"Kjo është vdekshmëri në ujë. Nëntëdhjetë për qind janë ekzemplarë të rinj që mbërrijnë pa rezerva yndyre dhe me stomak bosh," tha ajo dhe theksoi se të gjitha mostrat e marra kanë rezultuar negative për gripin e shpendëve.

Në dimrin e hemisferës jugore, ata migrojnë në veri në kërkim të ushqimit dhe ujërave më të ngrohta, madje duke arritur në brigjet e shtetit brazilian të Espirito Santo, shkruajnë mediat e huaja.

"Është normale që një përqindje të vdesë, por jo këto shifra," tha Leizagoyen, duke kujtuar se një rast i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar në Brazil, për arsye të papërcaktuara. 

Hector Caymaris, drejtor i zonës së mbrojtur Laguna de Rocha, i tha AFP se ai numëroi më shumë se 500 pinguinë të ngordhur përgjatë 6 miljeve (10 kilometra) të bregut të Atlantikut.

uruguai

Sondazh

Poll