Bota

Serbia dhe Republika Srpska mbajnë mbledhje të përbashkët të qeverive me 4 gusht

Dodik tha se më pas do të mbahen disa takime dypalëshe të ministrave nga departamente të ndryshme.

22 Korrik 2023, 14:47 Nga a.l
Serbia dhe Republika Srpska mbajnë mbledhje të përbashkët
Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik njofton se mbledhja e përbashkët e qeverive të Republikës Srpska dhe Serbisë dhe seanca e Këshillit për zbatimin e Marrëveshjes për marrëdhënieve speciale paralele do të mbahet në Banja Llukë më 4 gusht.

“Pastaj unë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të shkojmë në rrugën Petrovac, ku u bombardua kolona e refugjatëve serbë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe në operacionin Stuhia. Aty do të vendosim kurora me lule dhe më pas do të shkojmë në Prijedor për përkujtimin e Ditës së Përkujtimit të Serbëve të vrarë në operacionin Stuhia”, tha Dodik. 

Dodik tha se më pas do të mbahen disa takime dypalëshe të ministrave nga departamente të ndryshme.

milorad dodik aleksander vucic

Sondazh

Poll