Bota

Nuk ka qetësi në Krime! Pas sulmit me dron, shpërthen arsenali me municion, evakuuohen banorët

Aksyonov tha se banorët vendas që jetonin brenda pesë kilometrave nga shpërthimi po evakuoheshin. Shërbimet hekurudhore përtej urës Kerç raportohet gjithashtu se janë ndalur.

22 Korrik 2023, 14:33 Nga a.l
Nuk ka qetësi në Krime! Pas sulmit me dron, shpërthen arsenali me
Sulm në Krime

RUSI-  Një sulm me dron në një depo municioni në Krime ka çuar në evakuimin e civilëve dhe ndërprerjen e transportit. 
Sergei Aksyonov, guvernatori i vendosur nga Rusia i Krimesë së pushtuar, tha se Ukraina qëndronte pas sulmit, pa dhënë prova.

Aksyonov tha se banorët vendas që jetonin brenda pesë kilometrave nga shpërthimi po evakuoheshin. Shërbimet hekurudhore përtej urës Kerç raportohet gjithashtu se janë ndalur. Aksyonov tha se objektet e infrastrukturës në rrethin Krasnogvardeysky në Krime ishin objektivi, shkruan BBC. 

“Sipas të dhënave paraprake, nuk ka pasur dëme apo viktima”, shkroi Aksyonov në një postim në Telegram.

Ura e Kerçit, e cilësuar shpesh si ura e Krimesë, u hap në vitin 2018 dhe mundëson aksesin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë - territori ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014.

shperthimi ne krime

Sondazh

Poll