Bota

Forcat ruse 'shënjestrojnë' rajonin e Donetsk, vriten 8 persona, mes tyre 2 të mitur

Një pjesë e madhe e rajonit të Donetskut janë të pushtuara nga forcat ruse dhe rajoni mbetet një objektiv i sulmeve dhe granatimeve të përsëritura. 

22 Korrik 2023, 13:29 Nga a.l
Forcat ruse 'shënjestrojnë' rajonin e Donetsk, vriten 8
Lufta në Ukrainë

RUSI- Trupat ruse filluan një sulm artilerie kundër fshatit Druzhba në rajonin e Donetskut rreth orës 15:00 më 21 korrik, duke lënë të  vrarë dy fëmijë. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i Oblastit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko në një postim në telegram. 

"Një prej predhave goditi oborrin ku ndodheshin fëmijët, një djalë 10 vjeç dhe një vajzë 16 vjeç. Vëlla e motër. Ata morën lëndime të papajtueshme me jetën", ka shkruar Kyrylenko.

Ministria e Brendshme njoftoi se djali u vra në vendin e sulmit dhe motra e tij vdiq në spital më vonë gjatë ditës. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, lufta gjithëpërfshirëse ruse kundër Ukrainës ka vrarë 494 fëmijë dhe ka plagosur 1068 që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. Gjithashtu, mbi 19,500 fëmijë janë dëbuar me forcë në Rusi, shkruajnë mediat e huaja. 

Një pjesë e madhe e rajonit të Donetskut janë të pushtuara nga forcat ruse dhe rajoni mbetet një objektiv i sulmeve dhe granatimeve të përsëritura. 

pavlo kyrylenko

Sondazh

Poll