Bota

"Ku është Ballkani?!"/ Filozofi shpjegon se si popujt perceptojnë rajonin ku jetojnë: Sllovenët thonë "ATJE POSHTË", kroatët bërtasin "BEOGRAD!"

Slavoj Žižek është i njohur për interpretimin dhe superstrukturën e tij të teorisë së psikanalizës. 

22 Korrik 2023, 14:02 Nga A.B
"Ku është Ballkani?!"/ Filozofi shpjegon se si popujt
Filozofi

SLLOVAKI-Slavoj Žižek, filozofi i famshëm slloven, kritik kulturor dhe psikanalisti teorik, në një video që u bë virale në YouTube në vitin 2022, ka shpjeguar në mënyrë qesharake se si popuj të ndryshëm e përcaktojnë Ballkanin.

Ai e nisi videon e tij me pyetjen: "Pra, ku është Ballkani? Kjo është një shaka standarde, le të bëjmë të gjithë teorinë", tha Zhižak dhe më pas shpjegoi:

'Ja ku kemi Slloveninë! Të gjithë do t'ju thonë se kufiri i Ballkanit fillon në kufirin me Kroacinë (tregon me dorë), ka një kufi. Nëse pyet një kroat se ku është Ballkani, ai do të të thotë se ata janë Evropa Qendrore dhe Katolikët, dhe Beogradi, Serbia dhe feja ortodokse, pra Ballkani. Nëse pyet një serb, ai do të të thotë se Ballkani është atje, Sarajeva, Kosova, ky është Ballkani i vërtetë. Megjithatë, ironia është se nëse shkoni më poshtë, në jug, papritmas Ballkani është atje lart. Në Greqi do t'ju thonë: "Ne grekët, ne e kemi origjinën nga Europa dhe kemi qytetërimin tonë, këtu lart janë malet e errëta të Ballkanit, ky është Ballkani".

Žižek nuk u ndal me kaq, ai shpjegoi sesi popujt gjermane e shikojne Ballkanin.

'Nëse pyet një austriak, ku është Ballkani? Ai do të thotë: Epo, Slloveni, ja ku fillon Ballkani, primitivë. Po të pyesësh një gjerman, ata do të thonë: mirë, Austria, ata kishin një perandori, tashmë u përzien me të gjithë, u ballkanizuan. Francezët do t'ju thonë, pastaj Gjermania, e errët, fashistë... Dhe së fundi, britanikët do t'ju thonë se e gjithë Europa sot është një Ballkan i madh, por me burokracinë e Brukselit në Stambollin e ri, dhe se britanikët janë të vetmit të veçantë", tha Zhižek në videon e tij.

Slavoj Žižek është i njohur për interpretimin dhe superstrukturën e tij të teorisë së psikanalizës. Ai i përket filozofëve të poststrukturalizmit dhe i përket grupit të mendimtarëve të frymëzuar nga marksizmi./Dosja.al

ballkani slavoj zizek

Sondazh

Poll