Aktualitet

ME VIDEO- Momenti kur RENEA nxjerr trupat e pajetë nga liqeni i Bënjës, familjarët shpërthejnë në lot

Familjarët kanë shpërthyer në lot e të qara pasi kanë identifikuar viktimat në tragjedinë e ndodhur në Gramsh.

22 Korrik 2023, 07:26 Nga A.B
ME VIDEO- Momenti kur RENEA nxjerr trupat e pajetë nga liqeni i
Familjari

GRAMSH- Këto janë momentet kur nxirren të pajetë trupat e 4 personave që mbytur në liqenin e Bënjës. Forcat e RENEA-s nxorrën trupat e babait me dy djemtë dhe të nipit 20-vjeçar.

Familjarët kanë shpërthyer në lot e të qara pasi kanë identifikuar viktimat në tragjedinë e ndodhur në Gramsh.


Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë. Ishin forcat palombare të RENEA-s, të cilët pothuajse brenda 90 minutave, nxorrën nga uji trupat e pajetë të 4 viktimave. Trupi i parë që u nxorr nga uji ishte ai i 46-vjeçarit Arben Zogu e më pas u nxorrën edhe trupat e tre djemve./Dosja.al

tragjedi ne gramsh

Sondazh

Poll