Aktualitet

Aksident i rëndë gjatë natës, mjeti “Range Rover” përfundon në humnerë, 1 i vdekur

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur

22 Korrik 2023, 07:10 Nga A.B
Aksident i rëndë gjatë natës, mjeti “Range
Ambulance

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Fortuzaj. Mjeti tip 'Range Rover' ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri ndërsa shoferi 33-vjeçar ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll