Sport

Ancelotti mendon vetëm për Real Madridin…

Trajneri i madrilènëve refuzoi sërish të flasë për bashkimin e tij me kombëtaren braziliane verën e ardhshme

21 Korrik 2023, 13:00 Nga DOSJA
Ancelotti mendon vetëm për Real Madridin…

SHBA - Carlo Ancelotti është i fokusuar te Real Madrid,v ndërkohë që dje ka refuzuar të flasë për bashkimin e tij me kombëtaren braziliane verën e ardhshme. 

"Të shohim nëse do ta zgjidhim këtë çështje. Nuk kam çfarë të them. Unë jam trajner i Realit, kam kontratë deri më 30 qershor 2024",- tha ai. 

Në parasezonin në Shtetet e Bashkuara, trajneri italian ishte i gatshëm të fliste për përforcimet e rekrutuara deri më tani: "Mendoj se skuadra është më e fortë, pavarësisht largimit të Benzema. Bellingham është një mesfushor i shkëlqyer me karakteristika të reja. Güler është një nga ata lojtarë që i bën tifozët të dridhen. Brahim është kthyer shumë mirë, García dhe Joselu do të ndihmojnë shumë." 

Sakaq, ‘çështja Mbappé”, nga ana tjetër, mori të njëjtin trajtim si pyetja për Brazilin: “Nuk flas ëçr dike që nuk është këtu!”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll