Aktualitet

I dënuar në Itali për trafik droge, GJKKO i konfiskon pasurinë "të fortit" në Vlorë (EMRI)

GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar e duke kaluar në pronësi të shtetit pasuritë e vlonjatit Viktor Shorajt.

21 Korrik 2023, 10:14 Nga f.i
I dënuar në Itali për trafik droge, GJKKO i konfiskon
foto ilustruese

TIRANË- Apartamente, dyqan dhe një ndërtesë tek Uji i Ftohtë i janë konfiskuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Viktor Shorajt, ishte subjekt i OFL, i dënuar në Itali për një sërë veprash si trafik droge por edhe gjobëvënie.

GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar e duke kaluar në pronësi të shtetit pasuritë e vlonjatit Viktor Shorajt.

Pasuritë e konfiskuara:

· Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

· Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

· Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

· Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

· Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.

· Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

viktor shoraj

Sondazh

Poll