Politike

Përplasje të forta në Kuvend/ Krifca: Por përballemi me dinjitet në këtë gjueti shtrigash, Spaho: Je më e paaftja e më cinikja, shkatërrove bujqësinë

Krifca u shpreh se AZHBR ka një transformim shumë të madh që kur PS-ja ka ardhur në pushtet, ndërsa shton se asnjë cent nuk është shpërdoruar nga fondet. Në kundërpërgjigje, deputeti i PD-së Edmond Spaho e etiketoi ministren Krifca si më e keqja gjatë kohës së diktaturës.

20 Korrik 2023, 16:24 Nga DOSJA
Përplasje të forta në Kuvend/ Krifca: Por përballemi me
Frida Krifca

TIRANË- Me debate të forta ka vijuar seanca e fundit parlamentare, ku po flitet për fondet e pezulluara të BE-së për bujqësinë. Krifca u shpreh se AZHBR ka një transformim shumë të madh që kur PS-ja ka ardhur në pushtet, ndërsa shton se asnjë cent nuk është shpërdoruar nga fondet. Në kundërpërgjigje, deputeti i PD-së Edmond Spaho e etiketoi ministren Krifca si më e keqja gjatë kohës së diktaturës.

Frida Krifca: Do të ndiqet sipas procedurave të nevojshme. Ne e kemi punën në AZHBR me një objektiv të qartë, 3 shtyllat që janë: ligjshmëria, efiktiviteti dhe transparenca. Jo vetëm që nuk kemi frikë, por përballemi me dinjitet në këtë gjueti shtrigash.

Edmond Spaho: Ministrja që ka shkatërruar bujqësinë shqiptare, më e paaftja, më cinikja që nga koha e diktaturës. I mori në qafë fermerët. I tha mbillni grurë dhe tani u ka mbetur në hambar. 

Sali Berisha: A po diskutohet raporti i KLSH? Ajo zonja tejkaloi çdo lloj limiti, akuzohet për abuzim me pasuritë publike, bashkë me Ministrinë e Bujqësinë. Del flet në këtë mënyrë. Ke lexuar raportin? Je ti ministrja që ke dhënë prova publike?   

Sondazh

Poll