Politike

Braçe: Ministrja e Bujqësisë s’ka dhënë asnjë metër katror me qira

Braçe teksa foli për korrupsionin, u shpreh se është i shtrirë në sektorin publik. Po kështu nuk la pa akuzuar edhe qeverisjet e mëparshme, ndërsa shtoi se kanë abuzuar me menaxhimin e pasurive publike.

20 Korrik 2023, 16:48 Nga DOSJA
Braçe: Ministrja e Bujqësisë s’ka dhënë
Erion Braçe

TIRANË- Në fjalën e marrë në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ka folur në lidhje me akuzat ndaj Ministres së Bujqësisë Frida Krifca. Braçe u shpreh se ndonëse nuk bie fort dakord për shumë gjëra me Krifcën, ajo s’ka dhënë asnjë metër katror me qira. Braçe teksa foli për korrupsionin, u shpreh se është i shtrirë në sektorin publik. Po kështu nuk la pa akuzuar edhe qeverisjet e mëparshme, ndërsa shtoi se kanë abuzuar me menaxhimin e pasurive publike.

"Kam një lutje, do të ishte mirë që t’i linim fermerët atje ku janë. Ne këtu kemi kondicioner ata janë në fusha. Unë dhe Ministrja e Bujqësisë nuk biem dakord për shumë gjëra mbase edhe për gjithçka por, Ministrja e Bujqësisë s’ka dhënë asnjë metër katror me qira dhe ky është fakt. Sot kemi përpara për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nuk jemi thirrur këtu për të folur për korrupsionin e vitit që shkoi. Unë mendoj se puna e Kontrollit të Lartë të Shtetit ka qenë serioze. E thënë këtë, meriton vlerësimin e Kuvendit. Por, as i shmangem, as i iki, as relativizoj të folurën për korrupsionin edhe pse është moment i vështirë, e në fakt kështu duhet të jetë. Po ka korrupsion në këtë vend, është i përhapur. Ka në sektor publik e privat, e se është kështu ka një përdorim politik që ka gjithnjë e më shumë e më i madh. A është korrupsioni sot më i madh se 10 vjet më i madh? Këtu ndahemi. 10 vjet më parë vidhej lehtë, edhe me një certifikatë. Po vidhej edhe me risk e me rrezik të lartë. Deri 10 vite më parë është shitur çdo gjë publike, si sektori i tërë. Nafta u dorëzua klientelisht në çdo vendburim deri në përpunim”, u shpreh Braçe.

Sondazh

Poll