Politike

Berisha-Ballukut: Do kesh fatin e Arben Ahmetaj! Zv.kryeministrja: Për mua je biskotë e butë, drejtoju SPAK-ut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama se ka vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve. Gjithashtu denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurive publike

20 Korrik 2023, 16:28 Nga DOSJA
Berisha-Ballukut: Do kesh fatin e Arben Ahmetaj! Zv.kryeministrja: Për mua
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama se ka vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve. Gjithashtu denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurive publike. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku iu drejtua Berishës, duke i thënë që ti drejtohet SPAK-ut.

Pjesë nga debati:

Belinda Balluku: Qiratë me një Euro i ke shpikur ti me nismën “Shqipëria 1 Euro”, madje i vure Shqipërisë dhe një tag, tabelë shitjeje me një Euro. Sigurisht që do flas, sepse ti nuk më bën mua asnjë lloj përshtypje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd kështu që ti për mua je një biskotë shumë e butë. Unë jam e mbijetuar e sistemit të Enver Hoxhës, ti s’më bën asnjë lloj përshtypje. Meqë u drejtohesh zonjave me dorë, nëse ti ke akuza, çojini atje ku duhet, drejtohu te SPAK po kam frikë se nuk i afrohesh dot. Tregoni respekt për Ministren e Bujqësisë dhe pastaj nëse është e fajshme apo jo, ka kush e vendos. E respektojmë shumë punën e opozitës, ju do akuzoni, por ju do i drejtoheni drejtësisë. Nuk e kuptoj me cilën vlerë ti, ma trego pak. Çfarë aftësie vlerësuese ke, kush je ti që i vlerëson se kush është ministri më i aftë apo i paaftë, bëni debat mbi argumenta, jo me ofendime. Kush ka argumenta të dalë t’i thotë e kush ka fakte t’i çojë para drejtësisë. Kurse për akuzat e një Eurove nuk na bën përshtypje, sepse ka qenë strategjia jote me sloganin që nuk na hiqet nga mendja “Shqipëria 1 Euro”.

Sali Berisha: Reagoi sepse vetë është stërgugale, reagoi vetë sepse ai raport i Kontrollit të Shtetit e nxjerr atë në krye të piramidës së hajnisë. Reagoi se kjo është ministrja që ndan ndërtimet në 2-3 km për të vjedhur në çdo kilometër. Kjo është ministrja që ndërton 22-24 mln euro rrugën. Të jesh e bindur ti, që fatin e Arben Ahmetajt do të kesh dhe këtu do të jesh. Po bëre mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Por ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur. Po çfarë është kjo more, ai thotë se kam gjetur 18 miliardë abuzime me qiratë, kjo vjen e bën avokatinë e saj. Po se të djeg ty se edhe ti duhet të kesh vjedhje të tmerrshme edhe me qiratë, ndoshta. Por kjo është e cituar aty, çfarë do të thotë kjo. Ka ardhur një raport këtu apo jo, ai raport është me shifra, është me miliarda, ai raport flet për 138 miliardë. Po merre e shikoje njëherë, me të gjitha shpërdorimet, të gjitha format. Po sa është me Tatimet e doganat, më thoni ju mua, është 108 miliardë. Po se e paskam gabim, apo se nuk ju intereson. Po sa është tek pylli orbital, sa janë 1 milionë pemë të Erion Veliajt.

Sondazh

Poll