Politike

Si po mundohet Rama t' i shmanget opozitës

20 Korrik 2023, 15:56 Nga DOSJA
Si po mundohet Rama t' i shmanget opozitës
Rama dhe Balluku

Ndërkohë që opozita kërkonte me ngulm interpelancë, foltorja e Kuvendit jashtë e bllokuar dhe gardistët u bënë më familjarë me sallën plenare se shumica e deputetëve, Edi Rama u shfaq në mes të rrugës Orikum- Dukat me Belinda Ballukun.

Rruga e re ishte vënë në dispozicion të kontrastit që kreu i qeverisë po tentonte të krijonte për t'ju shmangur përballjes me arratinë e Ahmetajt dhe dosjen e SPAK, që përfshin gjithë pallatin e pushtetit. Ai në mes të vapës duke inspektuar kantieret, opozita në sallën e kondicionuar duke bllokuar foltoren.

Për syrin e atij që e shikon zhvillimin të palidhur me demokracinë, gjetja duket perfekte. Kryeministri punon, opozita merret me sherre. Për më tepër që, në kulmin e akuzave nga të gjitha anët, brenda dhe jashtë, ai po mbrohet me atë që dikur e kishte pikën më të dobët, rrugët. 

Tani kur kështjella e propagandës po shkërmoqet nga dosjet e SPAK, bllokimi i IPARD apo raportet për perceptimin e korrupsionit, rrugët janë shndërruar në "visible action" që mundohet ta mbysë zhurmën e skandaleve të korrupsionit.

Sondazh

Poll