Bota

Krasniqi pret në takim shefin e BE-së: Vetëm zgjedhjet e parakohshme i sjellin Kosovës një qeveri ndryshe

Krasniqi i ka thënë Szunyog, se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për t'i sjellë Kosovës një qeveri ndryshe. 

20 Korrik 2023, 17:14 Nga a.l
Krasniqi pret në takim shefin e BE-së: Vetëm zgjedhjet e
Memli Krasniqi në takim me Tomas Szunyog

KOSOVË-  Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim në zyrën e tij shefin e BE-së, Tomas Szunyog, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Krasniqi i ka thënë Szunyog, se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për t'i sjellë Kosovës një qeveri ndryshe. 

“Ambasadorit Szunyog i shpreha qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush. Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tonë. Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”, tha Krasniqi. 

Krasniqi tha se e ka siguruar shefin e BE-së se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luajë rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë. 

memli krasniqi tomas szunyog

Sondazh

Poll