Bota

Britania heq sanksionet ndaj një sipërmarrësi rus

20 Korrik 2023, 17:07 Nga a.l
Britania heq sanksionet ndaj një sipërmarrësi rus
Richard Branson

BRITANI- Britania ka hequr sanksionet ndaj një sipërmarrësi rus pas një apeli të miliarderit Richard Branson. Oleg Tinkov, themeluesi i bankës dixhitale Tinkoff, u ‘ndëshkua’ një muaj pas pushtimit të Rusisë. Britania e quajti atë një “biznesmen të shquar rus” që kishte një rëndësi strategjike për qeverinë ruse, shkruajnë mediat e huaja. 

“Hyrja e mëposhtme është hequr nga lista e konsoliduar dhe nuk i nënshtrohet më një ngrirjeje të aseteve ose sanksioneve të shërbimeve të besimit,” tha Thesari i Mbretërisë së Bashkuar. 

Tinkov ka hequr dorë nga shtetësia ruse.

richard branson

Sondazh

Poll