Bota

Katër ditë në ishullin grek/ Kurti kthehet në Kosovë, takimi me Lajçak dhe deputetët e parlamentit grek, çfarë u diskutua në Kretë?

Kurti nuk shkoi në takimin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të hënën në Tiranë, të ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilin kishte refuzuar ta takonte edhe kur ai ishte për vizitë në Kosovë. 

20 Korrik 2023, 16:41 Nga a.l
Katër ditë në ishullin grek/ Kurti kthehet në Kosovë,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas katër ditësh qëndrimi në Greqi, ku mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi.  Kurti nuk shkoi në takimin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të hënën në Tiranë, të ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilin kishte refuzuar ta takonte edhe kur ai ishte për vizitë në Kosovë. 

Gjatë qëndrimit katërditor në Greqi, Kurti është takuar edhe me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka folur për situatën në Veri.

Ndërkohë, dje është takuar me deputeten e parlamentit grek, njëherësh raportuesen për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis dhe ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, që po ashtu është themelues i sympoziumit SYMI.

Gjatë një dreke pune, ata shkëmbyen mendime mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. 

Menjëherë pas kthimit në Kosovë, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja Rozeta Hajdari, Kurti ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës. 

albin kurti

Sondazh

Poll