Bota

Bllokimi i marrëveshjes së grurit, Borrell: Rusia po shkakton një krizë globale ushqimore

Borrell akuzoi gjithashtu Rusinë për sulmin e qëllimshëm të objekteve të magazinimit të grurit në qytetin port jugor të Odesa-s.

20 Korrik 2023, 10:16 Nga f.i
Bllokimi i marrëveshjes së grurit, Borrell: Rusia po shkakton një
Josep Borrell

SHBA- Rusia është përgjegjëse për një krizë të madhe globale të furnizimit me ushqime, tha shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Reagimi i tij vjen disa ditë pasi Kremlini njoftoi se do të pezullonte një marrëveshje për eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, shkruajnë mediat e huaja.

“Ajo që dimë tashmë është se kjo do të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në mbarë botën,”- tha Borrell.

Borrell akuzoi gjithashtu Rusinë për sulmin e qëllimshëm të objekteve të magazinimit të grurit në qytetin port jugor të Odesa-s.

josep borrell lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll