Politike

Bardhi pyetje publike: A është miratuar kërkesa e arrestit për Arben Ahmetajn?

Bardhi, iu drejtua me një pyetje publike SPAK nëse kërkesa për arrestin me burg ndaj Arben Ahmetajt është miratuar nga GJKKO.

20 Korrik 2023, 13:29 Nga A.B
Bardhi pyetje publike: A është miratuar kërkesa e arrestit
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, iu drejtua me një pyetje publike SPAK nëse kërkesa për arrestin me burg ndaj Arben Ahmetajt është miratuar nga GJKKO. Ai kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur me kërkesën për arrestin me burg të ish-zv/Kryeministrit Ahmetaj, pasi ende nuk ka një kërkesë zyrtare nga SPAK.

“Ka pasur një kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së arrestit ndaj Arben Ahmetaj. Nuk di asnjë asgjë çfarë ka vendosur gjykata. Nuk dimë në është miratuar apo jo, dhe këtë e kam thirrje për SPAK. Nëse është miratuar nga gjykata, pse i mbahet e fshehtë opinionit publik? A ka nisur kërkimi kombëtar? A është shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj? Për të gjitha këto çështje ne kemi kërkuar një interplancë në përputhje me rregulloren me Kryeministrin e vendit”, u shpreh Bardhi. 

gazment bardhi seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll