Politike

Sërish tensione në Kuvend/ “Mos bëj cirk”, Noka tenton të kapërcejë karriget, ndërhyn Garda. Spiropali: Shkoni në vendin tuaj, s'kemi frikë nga ta!

Teksa Spiropali fliste, Flamur Noka u përpoq t’i dorëzonte kërkesën e studentëve nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, duke tentuar që të kapërcente karriget e Kuvendit. Gjest që solli edhe reagimin e Ermonela Felajt. 

20 Korrik 2023, 12:11 Nga k.m.
Sërish tensione në Kuvend/ “Mos bëj cirk”, Noka
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë! Deputetët e opozitës janë mbledhur në zonën e Foltores së Kuvendit, duke bërë që punonjësit e Gardës të mblidheshin në qendër të sallës teksa ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali po fliste nga vendi për procedurë. 

Ministrja i kërkoi Gardës që të largohet, pasi siç u shpreh ajo nuk kanë frikë nga opozita, duke shkaktuar reagime nga kolegët e saj të Partisë Demokratike.

“Garda të largohet sepse ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja. Ne patëm durimin sot të dëgjonim mbi 20 deputetë për procedure por vetëm për procedurë nuk folën. Jo se nuk kemi c’themi, por ne respektojmë këtë parlament. Sa i takon llogaridhënies sa i takon përpalljes për të vërtetën nuk kemi hezituar. Vetëm kryeministri është përgjigjur me orë të tëra. Sa herë këtu votohet populli shqiptar ua kthen përgjigjen me votë. Për respekt të publikut, në konferencën e kryetarëve e diskutuam çështjen e mocionit me debat dhe interpelance me urgjencë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju. Por është përcaktuar nga gjykata kushtetuese,”- tha Spiropali.

Teksa Spiropali fliste, Flamur Noka u përpoq t’i dorëzonte kërkesën e studentëve nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, duke tentuar që të kapërcente karriget e Kuvendit. Gjest që solli edhe reagimin e Ermonela Felajt. 

“Ka sekretari, nuk jepet duke kapërcyer karriget kërkesa. I jepet sekretarisë dhe i përcillet drejtuesit të seancës. S’ka nevojë të bëni cirk, mund të sillemi si njerëz dhe të mos i vëmë në pozitë punonjësit e Gardës se nuk kanë lidhje me politikën por me pozicionin e tyre të punës,”- tha Felaj.

Pas bllokimit të Foltores së Kuvendit nga deputetët të opozitës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta dhe të mblidhet konferenca e Kryetarëve.

seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll