Politike

Mirela Kumbaro gënjen për të tretën herë, imazhi nuk u modifikua nga Dosja.al (PROVA)

Duke u përballur me komente negative dhe ironizuese, postimi u fshi pa lënë gjurmë, madje dhe lajmi u mohua nga vetë ministrja. 

20 Korrik 2023, 13:04 Nga k.m.
Mirela Kumbaro gënjen për të tretën herë, imazhi nuk u
Mirela Kumbaro

TIRANË- Katër ditë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dha "një lajm të madh". Kumbaro bëri me dije se pas orës 19.00 të gjithë mund të frekuentonin falas plazhet e Himarës, njoftim që vetëm për pak orë qëndroi në faqen e saj zyrtare në Instagram. Dosja.al raportoi këtë “risi” të ministres socialiste, e cila ishte thjeshtë një "copy-paste" e paarrirë nga nisma e Malit të Zi. Duke u përballur me komente negative dhe ironizuese, postimi u fshi pa lënë gjurmë, madje dhe lajmi u mohua nga vetë ministrja. 

Mirela Kumbaro gënjen për të tretën herë, imazhi nuk u

Dje, në një intervistë, Mirela Kumbaro thotë se nuk ka bërë asnjë postim të tillë, madje dhe shtoi se e gjitha ishte montazh.

Mirela Kumbaro: Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës. Shumë faleminderit që ma dhatë këtë mundësi, unë thjesht e injorova në fundjavën kur qarkulloi. Është thjesht një montazh i rremë që nuk ka ekzistuar kurrë. Fotografia që shohim është marrë nga faqja ime e Instagramit, nuk është fare e Himarës. Është plazh publik në Sarandë, Bashkia e Sarandës gjej mundësinë ta falënderoj dhe një herë, ishte e para që nisi modelin e një plazhi publik, të organizuar nga bashkia me çadra e shezlonge të vendosura nga bashkia, pa pagesë për pushuesit të cilët duan të rinë në një plazh publik dhe jo në një plazh të menaxhuar.

Foton e siguruar nga Dosja.al, "Newsbomb.al" i ka bërë një analizë e postimit nga llogari të specializuara në internet për verfikimin e përmbajtjes së tyre, del se fotografia e publikuar nga mediat është e pandryshuar dhe nuk përmban të dhëna që të kenë ndërhyrje.

Mirela Kumbaro gënjen për të tretën herë, imazhi nuk u

Analiza frozenike e imazhit tregon ngjashmeri të kontrastit, përveç modifikimit të pjesës ku është nënvizuar me ngjyrë të kuqe. I ngjashëm me FotoForensics, Image Verification Assistant përdor Analizën e Nivelit të Gabimit (ELA) për të identifikuar zonat brenda një imazhi që janë në nivele të ndryshme kompresimi. Me imazhet JPEG, e gjithë fotografia duhet të jetë afërsisht në të njëjtin nivel gabimi. Nëse një pjesë e imazhit është në një nivel gabimi dukshëm të ndryshëm, atëherë ka të ngjarë të tregojë një modifikim dixhital. Në rastin konkret, IVA tregon se fotografia është modifikuar vetëm në pjesën e shkrimit të nënvizuar, e cila shfaqet me kontrast tepër të lartë. Dy fotografitë e mësipërme tregojnë të dhënat e nxjerra nga Image Verification Assistant.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll