Politike

“Je e zhytur në aferën e djegësave”- Berisha akuzon Felajn: Keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Zotos

Berisha tha se Felaj ka ndalur hetimin tatimor ndaj Klodian Zotots në prag të zgjedhjeve.

20 Korrik 2023, 12:31 Nga A.B
“Je e zhytur në aferën e djegësave”- Berisha akuzon
Sali Berisha dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi ditën e sotme në seancë me zv.kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, duke i thënë asaj se është e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Berisha tha se Felaj ka ndalur hetimin tatimor ndaj Klodian Zotots në prag të zgjedhjeve.

“Këto janë përdorur për të mbushur xhepat e Ramës, Ëngjëll Agaçit dhe të tjerëve. Ju zonjë keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos në prag të zgjedhjeve. Ju jeni e zhytrur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare besnike e organizatës kriminale.

Do të lexoj vetëm firmëtarët e marrëveshjes. Valbona Ballxhini, drejtore e përgjithshme e shërbimeve mbështetëse. Erion Murataj, specialist në Antrako, taulant Tusha, Etleva Konti etj, ky komision ka vendosur dhe këtij i ka qëndruar qeveria. Unë kërkoj nxjerrjen jashtë rendit të ditës të ligjit për studentët, ligjit për kanabisin dhe ligjit për akademinë. Nuk mund të kalojë ligji për kanabisin sepse është rrezik madhor, rrit potensialin e krimit nga Shqipëria në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Berisha.

sali berisha seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll