Politike

Rama në Dhërmi, Bardhi tregon se cili ministër i zbuloi vendndodhjen: A më the ti?

Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës. 

20 Korrik 2023, 12:59 Nga A.B
Rama në Dhërmi, Bardhi tregon se cili ministër i zbuloi
Kuvendi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancën e sotme plenare pasi është në plazh, në jug të vendit. Kjo u bë e ditur gjatë seancës së sotme nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se Rama është në plazh në Dhërmi.

E pas kësaj deklarate kishte dhe komente nga ministrat. Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës. 

'Kryeministri është në plazh në Dhërmi. Më the ti o Ulsi. A më the ti që është Edi Rama në Dhërmi?'- thotë Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll