Politike

Rama: BE të veprojë! Rajoni nuk mund të bëhet peng i krizës Kosovë-Serbi

20 Korrik 2023, 11:43 Nga f.i
Rama: BE të veprojë! Rajoni nuk mund të bëhet peng i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas bisedimeve të djeshme në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i ka bërë apel BE-së të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të marrëveshjes.

Rama me anë të një postimi në Twitter shkraun se rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

'BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë,"-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll