Bota

Zbulimi i rrallë! Një yll me dy fytyra gjendet në hapësirë

Është hera e parë që astronomët kanë zbuluar një yll të vetmuar që duket se ka zhvilluar në mënyrë spontane dy fytyra të kundërta.

20 Korrik 2023, 08:17 Nga f.i
Zbulimi i rrallë! Një yll me dy fytyra gjendet në
foto ilustruese

SHBA- Astronomët kanë zbuluar një yll me dy fytyra dhe janë të habitur nga pamja e tij e çuditshme, shkruan The guardian.

Ylli i bardhë duket se ka një anë të përbërë pothuajse tërësisht nga hidrogjeni dhe anën tjetër të përbërë nga helium. Është hera e parë që astronomët kanë zbuluar një yll të vetmuar që duket se ka zhvilluar në mënyrë spontane dy fytyra të kundërta.

Ylli, i cili ndodhet më shumë se 1000 vite dritë larg në yjësinë e Cygnus, quhet Janus, sipas perëndisë romake me dy fytyra të tranzicionit, megjithëse emri i tij zyrtar shkencor është ZTF J203349.8+322901.1. Vëzhgimet e mëtejshme zbuluan se Janusi rrotullohej rreth boshtit të tij çdo 15 minuta. Natyra me dy fytyra e yllit është e vështirë për t'u shpjeguar pasi pjesa e jashtme e tij është e përbërë nga gaz që rrotullohet.

astronautët ylli

Sondazh

Poll