Art&Argëtim

Legjenda e filmave aksion, Van Damme vizitë 'surprizë' në Kosovë, bën simbolin e shqiponjës

Van Damme njihet për filma aksion, ku ndër më të njohurit janë “Maximum risk”, “The quest” e “Lionheart”.

19 Korrik 2023, 20:42 Nga a.l
Legjenda e filmave aksion, Van Damme vizitë 'surprizë'
Van Dame dhe Ramiz Lladrovci

KOSOVË- Legjenda e filmave aksion dhe mjeshtri i arteve marciale, Jean-Claude Van Damme ndodhet për vizitë në Kosovë. Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një foto me aktorin e njohur të filmave të Hollivudit, teksa së bashku kanë bërë simbolin e shqiponjës.

Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj. Van Damme ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar Lladrovci. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së papritur në Kosovë të artistit me famë botërore. Van Damme njihet për filma aksion, ku ndër më të njohurit janë “Maximum risk”, “The quest” e “Lionheart”.

jean-claude van damme

Sondazh

Poll