Art&Argëtim

Brigitte Bardot shfaq probleme me frymëmarrjen, prej disa ditësh ankohej për temperaturat e larta

Aktorja 88-vjeçare pati vështirësi në frymëmarrje dhe një ekip mjekësh u thirrën në shtëpinë e saj në Saint-Tropez për ta ndihmuar

19 Korrik 2023, 17:41 Nga DOSJA
Brigitte Bardot shfaq probleme me frymëmarrjen, prej disa ditësh
Brigitte Bardot

FRANCË- Aktorja legjendare Brigitte Bardot ka përjetuar sot probleme me frymëmarrjen. Lajmin e kanë përcjellë mediat franceze. Aktorja 88-vjeçare pati vështirësi në frymëmarrje dhe një ekip mjekësh u thirrën në shtëpinë e saj në Saint-Tropez për ta ndihmuar, sipas BFMTV. 

Sipas bashkëshortit të saj, Bernard d'Ormal, aktorja "kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen rreth orës 9 të mëngjesit"

“Ishte më e fortë se zakonisht, por ajo nuk e humbi vetëdijen. Le ta quajmë një moment pa frymë”, tha ai. 

“Mjekët i dhanë oksigjen dhe qëndruan për pak kohë për ta monitoruar. Pulsi i saj është i mirë, zemra e saj është e mirë dhe presioni i gjakut është i mirë, por gjërat janë ende të brishta”, tha bashkëshorti i saj, dhe shpjegoi se Brigitte Bardot prej disa ditësh ankohej për vapën.

Sondazh

Poll