Art&Argëtim

Fansat bënin foto, këngëtarja ndalon koncertin: Jemi për të dëgjuar muzikë këtu (VIDEO)

Këngëtarja Miranda Lambert ka ndërprerë shfaqjen e saj Las Vegas të shtunën, ndërsa kishte kritika ndaj një grupi fansash teksa bënin foto kur ajo këndonte.

18 Korrik 2023, 19:38 Nga m.s
Fansat bënin foto, këngëtarja ndalon koncertin: Jemi për
Miranda Lambert

SHBA- Këngëtarja Miranda Lambert ka ndërprerë shfaqjen e saj Las Vegas të shtunën, ndërsa kishte kritika ndaj një grupi fansash teksa bënin foto kur ajo këndonte.

"Unë do të ndalem këtu për një sekondë", tha Lambert, raportojnë mediat e huaja.

“Këto vajza janë të shqetësuara për selfiet e tyre, dhe nuk dëgjojnë këngën. Po më mërzit pak”.

Turma brohoriti ndërsa Lambert shprehu pakënaqësinë. "Nuk më pëlqen", tha ajo. “Ne jemi këtu për të dëgjuar muzikë country sonte".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

 

Sondazh

Poll