Art&Argëtim

'Ndihem shumë më mirë', këngëtari ikën nga skena gjatë koncertit dhe nuk kthehet (VIDEO)

Jason Aldean është larguar papritmas nga skena në mes të një shfaqje në Konektikat të shtunën mbrëma.

18 Korrik 2023, 22:51 Nga m.s
'Ndihem shumë më mirë', këngëtari ikën
Jason Aldean

SHBA- Jason Aldean është larguar papritmas nga skena në mes të një shfaqje në Konektikat të shtunën mbrëma.

Siç shihet në pamjet virale, muzikanti përpiqet të vijojë të këndojë dhe më pas largohet, duke mos u kthyer më kurrë në atë mbrëmje, dhe duke i lënë fansat në mëdyshje.

"Shfaqja e djeshme e Jason Aldean do të riplanifikohet për një datë të ardhshme", tha Xfinity Theatre në Twitter. 

“Ne e vlerësojmë durimin tuaj, ndërsa punojmë për të riplanifikuar një datë të re. Një përfaqësues ka konfirmuar se ai tani është mirë, pasi ka përjetuar goditje nga nxehtësia gjatë performancës së mbrëmshme”.

Fatmirësisht, Aldean po ndihet "shumë më mirë". Duket se kjo frikë shëndetësore nuk do të ndikojë në shfaqjet e ardhshme në turneun e tij "Highway Desperado", duke përfshirë performancën e ardhshme në Blossom Music Center të planifikuar për të enjten.

Me anë të një video, ai falenderoi pa masë fansat e tij, duke shpjeguar se ishte jashtë duke luajtur golf gjithë ditën dhe vapa i krojoi atë gjendje, sa ishte e pamundur për të performuar.

"Natyrisht, jo ashtu siç doja që të përfundonte shfaqja, jo siç shpresoja për fundjavën e parë të turneut, në asnjë mënyrë", tha 46-vjeçari, duke premtuar se do t'ua kompensonte fansave të tij.

 

Sondazh

Poll