Art&Argëtim

Pas 5 vitesh lidhje martohen aktori Dylan Sprouse dhe modelja Barbara Palvin

18 Korrik 2023, 14:53 Nga f.i
Pas 5 vitesh lidhje martohen aktori Dylan Sprouse dhe modelja Barbara Palvin
Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin

HUNGARI- Aktori Dylan Sprouse thuhet se është martuar me të dashurën e tij prej pesë vitesh, Barbara Palvin. Mediat e huaja shkruajnë se dyshja janë martuar në Hungari.

Dasma surprizë vjen një muaj pasi çifti ndau publikisht lajmin e fejesës së tyre, e cila u zhvillua në shtator 2022. 

'Jam e emocionuar të tregoj atë anë të vetes sime dhe të shfaq kulturën time, vendet ku u rrita dhe vendet ku kam qenë. Ndjehem sikur shumë njerëz do të mësojnë edhe më shumë për mua në këtë mënyrë. E di që nuk kishte si të mos martoheshim në Hungari, sepse prindërit do të më kishin vrarë”,-tha modelja 29-vjeçare.

dylan sprouse barbara palvin

Sondazh

Poll