Art&Argëtim

"Do të të vras"/ Kërcënoi me vdekje Lana Del Rey, policia arreston 40-vjeçarin

Dennis Mallett, 40 vjeç, “kërcënoi me vetëdije se do t’i shkaktonte vdekje ose lëndim trupor” këngëtares midis 1 janarit 2022 dhe 6 korrikut 2023 në Quebec. 

18 Korrik 2023, 14:17 Nga f.i
"Do të të vras"/ Kërcënoi me vdekje Lana Del Rey,
Lana Del Rey

SHBA-Një 40-vjeçar kanadez është arrestuar nga policia për shkak se ka kërcënuar me jetë Lana Del Rey para koncertit të saj në Festivalin e Quebec, raportojnë mediat e huaja.

Aktakuza thotë se Dennis Mallett, 40 vjeç, “kërcënoi me vetëdije se do t’i shkaktonte vdekje ose lëndim trupor” këngëtares midis 1 janarit 2022 dhe 6 korrikut 2023 në Quebec. Mallet doli në gjykatë të premten e kaluar në 14 korrik dhe u la në paraburgim. 

Del Rey u shfaq në Festivalin d’ete de Quebec siç ishte planifikuar të shtunën, koncerti i saj i parë në Amerikën e Veriut në katër vjet. Pas kërcënimit ajo shpjegoi: Nuk kisha zgjidhje tjetër veç të vazhdoja, sepse nuk di të bëj asgjë tjetër. Guximi do të ishte zhdukja, por e mora me lehtësi.

lana del rey

Sondazh

Poll