Aktualitet

'Ujë po të kërkoj'/ NISMA në ndihmë të katërputroshëve endacakë, THIRRJA: Lini nëpër rrugica enë me ujë! Vapa e madhe mund t'iu humbasë shikimin

Shqipëria aktualisht ndodhet në ditët kritike të temperaturave të nxehta verore.

19 Korrik 2023, 14:40 Nga a.l
'Ujë po të kërkoj'/ NISMA në ndihmë të
Fushatë ndërgjegjësimi

TIRANË- Shqipëria aktualisht ndodhet në ditët kritike të temperaturave të nxehta verore. Orët e mesditës këshillohen për qytetarët që të qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar dhe të shmangin qëndrimin në ambientet e jashtme. Nga temperaturat e larta të rrezikuara janë edhe kafshët. Një faqe në rrjete sociale Canfel.al për shërbimin e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi me moton 'Ujë po të kërkoj'.

Në një postim në Instagram Canfel.al fton të gjithë kafshëdashësit dhe qytetarët shqiptarë të ndërgjegjësohen duke u kujdesur për katërputroshët endacakë në këto temperatura përvëluese, duke vendosur enë me ujë në rrugicat e kryeqytetit, pasi mungesa e së cilës mund të sjellë humbje të shikimit te kafshët e braktisura. 

tirane

Sondazh

Poll