Aktualitet

Anëtarë të një grupi kriminal/ Apeli i GJKKO jep vendimin për nëntë anëtarët, lë në burg ish-shoferin e Ardi Veliut

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Sokol Idrizajt, ish-shoferit të Ardi Veliut që të hetohet në liri, në një masë sigurimi më të butë se ajo e arrestit në burg.

19 Korrik 2023, 14:57 Nga A.B
Anëtarë të një grupi kriminal/ Apeli i GJKKO jep vendimin
GJKKO

TIRANË- Apeli i GJKKO ka miratuar vendimin e SPAK, në lidhje me Agustin Mesulin, Altin Dedën, Florian Bakun, Sokol Idrizajn, Vangjush Kasharën, Tomorr Barutin, Gentjan Agën, Adil Shehun dhe Elda Idrizajn. 

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Sokol Idrizajt, ish-shoferit të Ardi Veliut që të hetohet në liri, në një masë sigurimi më të butë se ajo e arrestit në burg. Masa e sigurisë u la e pandryshuar nga Apeli edhe për bashkëshorten e Idrizajt, Elda Idrizajn, e cila ndodhet në qeli, si dhe për një nga vajzat e tij që ndodhet në “arrest shtëpie”.

Me vendim të Apelit në burg do të qendrojnë edhe 3 të pandehur të tjerë, ndërsa u liruan në “arrest shtëpie” 4 të tjerë, mes tyre efektivë policie dhe biznesmenë. SPAK po e heton këtë dosje për 12 akuza, më të rëndat prej tyre ajo e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme thotë se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 Euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë Euro dhe 35.000 Franga. 

NJOFTIMI I APELIT:

– Caktimin ndaj personit nën hetim Gentjan Aga, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Aga  që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim Gentjan Aga nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

– Caktimin ndaj personit nën hetim A.Sh, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A.Sh. që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim A.Sh. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

– Caktimin ndaj personit nën hetim V.K., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim V.K. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerëve të policisë gjyqësore Roki Pepa ose Arjan Hajati pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim V.K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

– Caktimin ndaj personit nën hetim T.B., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim T.B. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerit të policisë gjyqësore Eljan Hoxha pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim T.B. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi./Dosja.al

gentian aga alid shehi tomorr baruti vangjush kashara sokol idrizaj

Sondazh

Poll