Sport

Barcelona ëndërron për João Félix! Edhe pse i vështirë, operacioni do të vazhdojë...

Gazeta “As” shpjegon se marrëveshja e kredisë me opsion blerje mund të mbyllet këtë javë

19 Korrik 2023, 16:31 Nga DOSJA
Barcelona ëndërron për João Félix! Edhe pse i

SPANJE - João Félix zbuloi dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën dhe, sipas gazetës 'As', ëndrra e portugezit "duket se është më afër se kurrë realizimit".

Lojtari i kombëtares portugeze është një dëshirë e vjetër për Joan Laportan, i cili ishte afër nënshkrimit të tij në dimrin e vitit 2022. Gazeta madrilene tregon se Barcelona dhe Atlético arritën të zgjidhnin praktikisht gjithçka, por më pas ‘bardhekuqtë’ u kthyen.

Barcelona tashmë ka bërë llogaritë dhe shifrat për operacionin, që sipas 'As' janë brenda mundësive të saj ekonomike. Marrëveshja do të ishte një hua, me një opsion për të blerë.
Kujtohet se João Félix ka luajtur gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Chelsea dhe se ‘blutë’ përveç pagës kanë paguar edhe një huazim prej 11 milionë eurosh.

Sulmuesi u rikthye te Atlético Madrid këtë parasezon, por kontraditat me trajnerin Diego Simeone janë shumë të dukshme, kështu që zgjidhja do të jetë një largim i ri.

Félix tregoi dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën, fjalë që nuk u pritën mirë nga bardhekuqtë. Sakaq, edhe Benfica po shqyrton edhe mundësinë që ta marrë në huazim portugezin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2023, 15:30

Legjenda Ryan Giggs u lirua nga akuzat…

UELLS - Akuzat për dhunë në familje kundër Ryan Giggs janë hequr. Ish-lojtari dhe trajneri i Uellsit dhe ish-lavdia e Manchester U...