Sport

Enis Bardhi, në ‘radarin’ e Osasunës...

Mesfushori shqiptar i Maqedonisë, që tani luan për turqit e Trabzonsporit, kërkohet nga skuadra spanjole e Osasunas, megjithëse nuk është i vetmi klub i La Ligas që është e interesuar për të.

19 Korrik 2023, 15:03 Nga DOSJA
Enis Bardhi, në ‘radarin’ e Osasunës...

SPANJE - Osasuna vazhdon të tërheqë fijet për të forcuar skuadrën e Arrasate, ende në pritje nëse klubi do të jetë në gjendje të luajë apo jo në Conference League, një kompeticion për të cilin është klasifikuar, pavarësisht nga masa që UEFA ka marrë për klubin spanjol.

Një emër ka tingëlluar orët e fundit si një përforcim i mundshëm për mesfushën e kuqe. Ai është një i njohur i vjetër me LaLigan, shqiptaro-maqedonasi Enis Bardhi që ka luajtur për Levante për disa sezone dhe që tani kërkohet nga skuadra e Arrasates.

Osasuna nuk është i vetmi klub i kategorisë së parë spanjole që i ka hedhur rrjetat Bardhit, tashmë te Trabzonspori turk. 

Edhe Girona do të kishte kërkuar mesfushorin, por ardhja e Pablo Torre në Montilivi do ta kishte ftohur interesin ndaj tij. Prandaj, për momentin, Osasuna është pozicioni më i mirë për të ‘thithur’ Bardhin, i cili do t’I shtonte cilësi dhe përvojë skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll