Sport

UEFA konfirmon kalendarin e Champions League dhe 'i tërheq veshët' për kujdes Premier League...

UEFA sugjeron që datat e garave evropiane, të mos ngatërrohen me garat e brendshme

19 Korrik 2023, 15:43 Nga DOSJA
UEFA konfirmon kalendarin e Champions League dhe 'i tërheq

ZVICER - UEFA konfirmoi kalendarin e Champions League për sezonin 2023/24 dhe, në një letër dërguar federatave, organi evropian shfrytëzoi rastin për t'i dhënë një 'gërvishtje' Premier League dhe Federatës Angleze, duke kujtuar se ndeshjet e kampionateve, ose ngjarje të tjera në ditët e ndeshjeve të garave evropiane.

"Shfrytëzojmë rastin t'ju kujtojmë se parimet themelore të kalendarit ndërkombëtar mbeten të pandryshuara: ndeshjet e kompeticioneve vendase nuk mund të luhen në të njëjtat data si ndeshjet e UEFA-s, përveç rasteve kur e kërkojnë rrethanat e jashtëzakonshme.

Ne e kuptojmë se janë të paparashikuar rrethanat që mund të nënkuptojnë se një ndeshje e brendshme mund të zhvendoset në një datë të garave të klubeve të UEFA-s. Megjithatë, caktimi i ndeshjeve të ligës, ose të kupave vendase që të përkojnë drejtpërdrejt me konkurrencën e klubeve të UEFA-s, ose anasjelltas, nuk është me interes për tifozët dhe është e dëmshme për futbollin", paralajmëron organi evropian.

Këtë sezon që u mbyll, dy ndeshjet e 16-të të Champions League, Club Brugge-Benfica dhe Borussia Dortmund-Chelsea, përkuan dhe u luajtën në të njejtën kohë kur në Angli zhvillohej ndeshja Arsenal-Manchester City, për Kupën FA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2023, 15:30

Legjenda Ryan Giggs u lirua nga akuzat…

UELLS - Akuzat për dhunë në familje kundër Ryan Giggs janë hequr. Ish-lojtari dhe trajneri i Uellsit dhe ish-lavdia e Manchester U...