Sport

Ancelotti e ‘harron’ dhe e le Álvaron jashtë turneut amerikan…

Odriozola, shumë pranë largimit nga klubi, udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

19 Korrik 2023, 15:20 Nga DOSJA

Ancelotti e ‘harron’ dhe e le Álvaron jashtë turneut

SPANJE - Real Madridi sapo ka publikuar skuadrën për turneun e Shteteve të Bashkuara, në të cilin ‘los blancos’ do të zhvillojnë katër ndeshje miqësore kundër Milanit, Manchester United, Barcelonës dhe Juventusit. 

Carlo Ancelotti ka thirrur 25 futbollistë për udhëtim amerikan, tre prej tyre nga akademia e të rinjve dhe ka përfshirë edhe Álvaro Odriozola, i cili po negocion largimin e tij nga klubi i bardhë në formë huazimi.

Bie në sy edhe mungesa e Álvaro Rodríguez. Uruguajani ka qenë pjesë e skuadrës këto ditë në Valdebebas, por nuk është përfshirë në listë, pavarësisht se Ancelotti muaj më parë tha se do të ishte pjesë e skuadrës këtë sezon.

Bëhet fjalë për Nico Paz, i cili është stërvitur këto ditë në dinamikën e ekipit të parë dhe dy portierët: Diego Piñeiro dhe Fran. Të dy portierët janë stërvitur edhe nën urdhrat e trajnerit italian. Ai që nuk do të udhëtojë është Dani Ceballos, i cili do të qëndrojë në Valdebebas,  duke u rikuperuar nga dëmtimi muskulor që pësoi javën e kaluar dhe që do ta mbajë jashtë për rreth gjashtë javë.

Ekspedita e Real Madrid niset pasditen e sotme nga Barajas dhe do të zbarkojë në Los Angeles në agim. Skuadra do të stërvitet këto ditë në selinë e saj në UCLA, ku do të zhvillohet pjesa e dytë e parasezonit.

Lojtarët e fundit që ishin me pushime, do t'i bashkohen Realit në Shtetet të Bashkuara: Courtois, Rüdiger, Alaba, Militao, Tchouaméni, Rodrygo dhe Vinicius.

Ancelotti e ‘harron’ dhe e le Álvaron jashtë turneut

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll