Makina e Ministrit të Brendshëm e ‘mbushur’ me gjoba? Reagon Taulant Balla
Balla i referohet lajmit që u bë viral në media, ku po qarkullonte me një mjet që shkel rregullat e qarkullimit rrugor.
TIRANË- Taulant Balla njofton se i ka tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit, për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm. Balla i referohet lajmit që u bë viral në media, ku po qarkullonte me një mjet që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Nga verifikimet rezultonte se 3 gjobat datojnë në vitin 2021 dhe 2022. Dy gjoba i janë vënë këtij mjeti në Tiranë dhe një në Lushnje. Kjo periudhë daton me drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Bledi Çuçi, i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama. Në reagimin e tij, Balla shprehet se kjo situatë ndodhi se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!
Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.
Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!
Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.
Sondazh
SPAK kërkon arrestimin e tij, BIRN: Fundjavat e luksit të Arben Ahmetajt me paratë e inceneratorëve
Arben Ahmetaj Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financ...
"1.8 mln euro i kaloi në Zvicër"/ Po transferon para? Reagon Arben Ahmetaj: Raprezalja e radhës! Merruni me fondet e inceneratorëve
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, edhe pse nuk ndodhet në Shqipëri, duket se informohet për çdo ...
PSD merr kreun e Këshillit të Qarkut në Shkodër
Marrëveshja politike jozyrtare PS- PSD për qarkun e Shkodrës, funksionon. Bashkimi i votave në Këshillin e Qarkut Shkodër, ka sj...
Mes debatesh/ Komisioni i Shëndetësisë kalon pr/ligjin e kanabisit, propozimi i Braçes rrëzohet, të enjtën votimi në Kuvend
Komisioni per shendetesine TIRANË- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar g...
'Do fitonin 680 mln euro'/ Berisha: Rama, Veliaj dhe Agaçi fshihen pas inceneratorit të Tiranës, mbrohen nga "SKAP-i" i partisë
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur 3 emra që sipas tij janë pronarët e inceneratorit të Tiran&e...
DEBATE për pr.ligjin e Mjekësisë/ Deputetja e PS: Mund të ishit përmbajtur pak, ligji s'është statik, edhe ndryshon. Studenti: Po bëni eksperiment me jetën tonë
Pamje nga Komisioni TIRANË- Debate në Komisionin e Edukimit për projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjal&eu...
Shkeljet në qarkun e Lezhës, Topalli: S'mund të ketë zgjedhje me kërcënime. Fytyra e rezultati është dhuna e fisit Rraja
Jozefina Topalli TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së në qarkun e Lezhës Jozefina Topalli ka deklaruar se këto jan&e...
PD publikon shkeljet në zgjedhjet e Lezhës, Strazimiri: S'u përmbushën kriteret minimale. Metaliaj: Nuk ishin të lira dhe të ndershme
PD TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca për të fituar, zgjedh...
DIPLOMAT PENG PËR 5 VJET/ Flutura Açka-studentëve të Mjekësisë: Ky ligj do kalojë, u shërben oligarkëve. Ju kërkoj falje
TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Flutura Açka u ka kërkuar falje studentëve të Mjekësisë. Në fjal&e...
Konferenca e Kryetarëve, Toni Gogu: Kërkesat e opozitës nuk janë urgjente, ju gazetarët duhet t'i shihni këto
Toni Gogu TIRANË- Zëvëndëskryetari i grupit parlamentar të PS-së, Toni Gogu ka treguar arsyet se përse vendos&...
