Aktualitet

“Turp, turp i pafund”, protestë në banesën e autorit të madh në Devoll: Duam Shtëpinë Muze të Dritëroit

15 Tetor 2019, 11:02 Nga DOSJA
“Turp, turp i pafund”, protestë në banesën e autorit

DEVOLL- Janë ngritur në protestë një grup i dashamirëve të autorit të madh Dritëro Agolli, të cilët kërkojnë që shtëpia  e vjetër e Dritëroit në fshatin e lindjes në Menkulas të Devollit, të bëhet një shtëpi muze.

Të gjithë sëbashku i kanë dhënë një mesazh qeverisë, ku kërkojnë të jepet projekti  që kohë më parë ju premtua edhe vetë  Agollit por që akoma nuk është realizuar. Prandaj ky grup protestuesish kërkojnë që  të arrihet konkretizimi dhe shtëpia Dritëroit të bëhet muze.

“Në 88 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, përveç ditës festive, shoqata “Devolli”, dega e Tiranës dhe klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Driteroit” protestuan para të ashtuquajturen shtëpia muze e D.Agollit ne Menkulas. Eshte nje turp i turpshem per politiken shqiptare qe per nje personalitet kaq te madh te letrave shqipe, ta lene ne kete fare feje kete ndertese. Turp, turp i pafund”, janë shprehur protestuesit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritero agolli shtepia muze e driteroit dritero agolli shtepia muze e driteroit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2019, 10:54

Kosovë- Vlora (emri i vërtetë i njohur për redaksinë) ka shkuar në Siri shumë e re. Ajo ende ka frikë nga dora e zgjatur e IS. Ndaj kushti për bisedë ka qenë që...