Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, përplasen makinat me njëra-tjetrën, dy persona të lënduar

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet. 

19 Korrik 2023, 09:39 Nga I.A
Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, përplasen makinat me
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin elbasan-cerrik

Sondazh

Poll